Vitore Stefa Leka – ” Ne se e ke jetuar qofte dhe nje here Parisin , ai do ngelet gjithmon me ty”

0
156

Para 1 viti , bashke me time bije Madin , ndenjem nje jave ne Paris , ku im bir, mbas punes qe bene ,banon here aty e here ne Rennes Bashke me , nje shoqen tone gazetare ,Franceze qe e flet mire Italishten , na shoqeroi duke bere dhe ciceronin gjithe ate jave.
Edhe atehere si tani, me rrembente imagjinata dhe fantazia. E ku nuk me çonte!… Bile kur ishim ne Arc De Triumphe (Harku i Triumfit) duke vizituar ushtarin e panjohur ku beme edhe foto , thoshja:
“Ketu ka qene edhe Remarku, qe eshte frymezuar per librin me te njejtin titull dhe me sy kerkoja ku valle do ishte ai klubi i Ravikut…
Vizituam Tour Eiffel-in , bile aty hengrem dhe dreke duke pare nga lart si ne pellembe te dores Parisin.
Le Louvre (Luvrin) e vizituam pjeserisht, se nuk na premtoi koha. Vizituam disa parqe fantastike. Lulishtja te Palais Royal , me pelqeu aq shume! Aty kemi shijuar akullore , qe vetem ne Treviso te Italise i gjen aq te shijshme.
Nje kohe te mire e kaluam duke vizituar varrezat e Perè-Lachaise , qe eshte nje nga me te njohurat e Parisit , si nga ana e pozicionit pitoresk, si dhe per njerezit e shquar, qe prehen ne qetesi shekullore aty. Homazhe beme para varreve te atyre, qe vetem kishim degjuar apo lexuar nga veprat e tyre si :Baron Haussmann, Chopin, Jim Morison, Molier, la Fontain, familja e Viktor Hugoi-it, Murat e Karoline Bonoparti, Edith Piaf, Oskar Wilde, Balzak e kontesha Hanska.
Rrinim si te ngurosuara para tyre, duke i parakaluar ne mendje jeten dhe vepren e secilit..
Shkuam disa here ne Place de l’Alma , qe eshte nje nga sheshet me elegant e e luksoz ne Paris , si piaca dhe ura ku humbi jeten aksidentalishte Pricesha e Anglise Diana.
Te gjitha keto jane ndertuar ne kohen e Bonopartit .
Brenda asaj jave, vizituam shume vepra histroike , arti apo kulture , po a mund te shijosh bukurite e kryeqytetit te botes brenda nje jave?

Ja! Tani , po i benim nje “pershendetje ” Parisit , duke i shikuar nga xhami i makines shume nga mrekullite Parisiene, ku Anila , Dursakia jone, lauruar ne universitetin e Oslo-s Norvegji , sot manager projekti per nje firme konsulence ne Paris , grua me nje intelekt klase , nuk rreshte se na spjeguari per gjithshka qe na parakalonte para syve.
Madi, kerkoi te kalonim nga varrezat e tjera te njohura te Parisit te Montparnasse.Na erdhi shume keq, qe s’mund te ndalonim e te benim homazhe te varrezat e njerezve te shquar si Gui De Mopassant, te varri familjar i Baudelaire apo te Bartholdi , krijuesit te statujes se Lirise ne New York.

Nata kishte hedhur vellon e saj dhe para syve tane u shpalos nje tjeter Paris .Makina reshqiste ne rruget Champs Elysses, L’avenue Montaigne , la rue Royale dhe nga bulevardi Haussmann. Kudo te shinte syri llamburitje dritash po dhe hijesh , qe iu jepjnin nje kontrast te veçante e nje bukuri mahnitese si sklupturave si dhe shatervaneve qe na dilnin para syve.
Afer katedrales Notre Dame , darkuam ne nje restorant tipik francez “Luigji xI ” ku kishte prenotuar Anila.
Per te mos ja prishur , mora dicka te lehte gjate aperitivit , se drejt me thene ,akoma nuk ambjentohem dot me keto guzhina perendimore , qe kane karakteristiken e tyre , qe te marrin me qafe me pjatat te zbukuruara me disa lloj garnityra… Ndoshta shprehem gabim po gatimet tona jane shume me te shijshme si nga volumi si dhe nga shija.
Mbasi parkuam makinen , rrugen deri te Katedralia e beme ne kembe. Duke kaluar mbi ure shihnim tragetet e vegjel poshte lumit Senne , qe shkonin e vinin plot me pasagjere edhe ne ate ore te nates.
Para nesh Katedralja !Madheshtore e mahnitshme! Degjoja me kenaqesi spejgimet e gazetars Aniles dhe te Madit , qe thoshin te kjo zone lindi Lutezia , qe me vone u zhvillua Parisi. Ja ketu eshte fillimi i ketij kryeqyteti te botes dhe eshte ishulli me i madh i Sennes .Lutezia do te thote “Vend ku jetojne njerezit rrethuar nga uje “Lutezia mori edhe emrin e popullit, qe e krijoi Parisin.
Katedralja Notre Dame , eshte nje nga shembujt me te larte te arteve franceze !
Natyrisht, qe ne ate ore ishte e mbyllur dhe nuk patem fatin ta shihnim per here te dyte magjine e brendshme te kesaj katedrale , po dhe keshtu ,kishte shume per te pare e per t’u mrekulluar.
Ketu beme dhe foto kujtime , nga kjo nate fantasti ke Pariziane, qe vertet ishim ca te lodhura por.. te pa ngopura per te pare akoma kurjozitete . .Duhet te jetosh nje kohe te gjate ne Paris per te shijuar mrekullite e ketij metropoli ku terhoqi rreth vetes me qindra poete , shkrimtare, muzikante dhe artiste te ardhur nga te kater anet e botes. Secili kur e viziton , merr me vete per te mbajtur ne kujtese nje kohe te gjate , histori nga muzeumet e ndryshme, nga jeta e nates si dhe nga shetitjet romantike pergjate Sennes.
U kthyem ne hotel ku ndenjem ne dhomen tone deri ne oret e para te megjesit. Nga ballkoni dukej nje pjese e mire e Parisit dhe ne largesi ngrihej madheshtore Tour Eiffel-i
Perveç magjise pariziane , kesaj here mora me vete dhe pershtypjen e madhe, qe me beri nje e re shqiptare e integruar ne boten perendimore, po qe me kulturen dhe inteligjencen e saj , kishte arritur ne nivelin intelektual te jetes franceze . Ajo sot jeton aty, bashke me bashkeshortin e saj francez, po r mendja dhe zemra e saj eshte gjithmon ne Atdheun e shtrenjte, qe ate nate, ne dhome, gjithe nostalgji ,kujtonin bashke me Madin ngjarje nga jeta e tyre ne Durres.
Se bashku me te shoqin e disa kolege te saj po pregatisin nje projekt ne lidhje me progresin e Shqiperise
Nga dritarja e trenit po i jepja pershendetjen e fundit ketij qyteti magjepes dhe ne mendje me erdhi nje shprehje e Ernest Hemingway , ne nje leter qe i kishte shkruar nje mikut te tij ku i thoshte ” Ne se e ke jetuar qofte dhe nje here Parisin , ai do ngelet gjithmon me ty”

Burimi/Facebook