Vitore Stefa Leka – Nje nga “veprat e atyre..”

0
209

Eshte e çuditshme nganjehere se si te vine kujtimet e gjalla para syve, gjera qe duken te harruara kthehen ne kujtese sikur po i rijeton sot…….

Duke shkembyer mesazhe me nje mike virtuale, gazetare nga Kosova, per humor i thash: ”Kur te vish, mos harro te me biesh ca speca me gjize..”
Duke qeshur m’u pergjigje: ”Nuk i paske harruar? Ne ketu e kemi pasur si gjelle te pare.”
Eh… i shkrova “Gjella e pare e shqiptarit ose me mire mbreti i gjellrave mbetet grosha “zevendesuesja e mishit”, po dhe specat.. Specat e skuqura…, qe kur kthehesha nga puna, me shponte hunden era e tyre pa hyre mire ne lagje..
Dhe pikerisht, kujtimet e ”menyse” se atehershme me kthyen ne mendje kete ngjarje….
Nje nga “veprat e atyre..”
Dritanin e kisha komshi, e njihja qe femije, nje femi i qeshur dhe i urte. Ne kohen e ngjarjes ishte ne mature, gjithnje i qeshur, komunikues me te gjithe dhe shpesh e shihje te ndihmonte ndonje plak, duke i mbajtur çantat etje. Ishte nxenes i shkelqyer i gjimnazit ”Naim Frasheri”. Prinderit ishte ne tensionin e te drejtes se studimit, shpesh diskutonin per kete ne rrethin e ngushte te miqve, ishte mbas dy vajzave.Tip studiues dhe i dashur dhe endrra e prinderve ishte qe te behej me shkolle te larte. Ata kishin nje “njolle” ne biografi; nje daje te arratisur. Kishin frike se kjo do te pengonte djalin e tyre qe te vazhdonte studimet ne universitet…..
Sokoli, ishte shok klase me Tanin . I jati kishte nje funksion ne pushtet dhe e ema ishte shefe kuadri ne nje ndermarje. Kjo ”biografi e shkelqyer”, e privilegjonte kudo. Ishte i sigurte qe asgje nuk do ta ndalonte te vazhdonte studimet ne universitet, as mesatarja qe nuk ishte e larte..
Nje dite prilli e gjithe klasa po kthehej nga plazhi ku kishte shkuar per “pune vullnetare” per te pastruar plazhin nga mbeturinat e dimrit.
Kthimin po e benin ne kembe ne mes qyfyreve dhe barcaletave. Besoj koha me e bukur e kesaj moshe eshte pikerishte periudha e gjimnazit sidomos kur je ne vitet e fundit, ndjehesh me i brurreruar, me i sigurt ne hapat qe bene .
Kaluan uren e Dajlanit, Agipin dhe kur u aferuan afer portit shohin rradhen e makinave per te hyre ne porto te mbushura me materiale te ndryshme eksporti. Nder keto makina u terhoqi vemendjen nja tre, qe ishin mbushur plot me qingja qumeshti qe blegerinin per qefin e tyre..
Sokoli duke qeshur u tha shokeve:
-Shihni si mi ka ngulur syte ai qingji.. dhe me te madhe bertiti
Pse me shef mo, ta hongsha synin..
-I cojne ne Greqi me rastin e pashkeve.. Foli Tani
-Sa kohe kisha pa pare qinjgja me sy, pa le mishit, ja kemi harruar fare shijen -foli nje vajze nga turma e studenteve
-Ne na qelloi kete rradhe, ne tollone, nje mish i trashe nga ai i Argjentines, qe nuk u pertypte dot, vazhdoi Tani
-Pse, mos i kishe prefur dhembet te haje mish qingji, zotrote? foli duke qeshur Sokoli. Kete dine ta hane Greket. Ne boll e kemi nje here ne muaj; here ate pulen hollandeze, qe do zjerr e derdhur uji, e here kete mish gamori a dreqi e di cfar eshte.

  • Nderojme teme, tha Tani, se mos e pesojme si ajo ngjarja, qe tregojne si barcalet, e atyre fshatareve ne malesi.
    Disa goca, qe nuk e dinin, per kurjozitet ju luten t’ja tregonte… dhe Tani filloi:
    -Ca koperativiste kishin varur trastat e bukes ne nje peme dhe ja kishin hyre punes ne piskun e diellit.
    Ne dreke shkuan te hane buke po trastat i gjeten ne toke dhe nje qen qe po lepinte akoma mbeturinat ..
    Te lodhur e te uritur ju versulen qenit e kapen dhe thane: -hajd ta denojme…..
    -Ti, behu Haxhi Lleshi; ti tjetri, filani e tjetri fisteku…. duke permendur keshtu emrat e te medhenjve, denuan qenin me varje dhe e varen aty ne dege te pemes. Ne darke kur u kthyen te uritur e lodhur nga puna po e tregonin si ngjarje per te qeshur aty ne stallen e kooperatives, duke thene ky ishte Haxhiu une filani e keshtu me rradhe… Kjo pune vajti ne gojen e sekretarit te partise dhe sigurishte ne degen e brendeshe dhe ata i denuan me burge per axhitacion propagande sepse ishin tallur me emrat e te mdhenjeve….
    Biseda kaloi ne tema te tjera..
    Te nesermen ne shkolle te dy i therriten ne sallen e mesuesve ku vec drejtorit dhe mesuesve , ishte dhe nje punonjes i deges brendeshme..
    Fjalen e mori drejtori duke kerkuar nga Tani, te perseriste biseden e djeshme kur kishin pare qingjat si dhe ate historine e atyre fshatareve.
    Te dy ishin te befasuar dhe te hutuar nga forma si po komentohej dhe karakteri qe po merrte ajo bisede e zhvilluar nga ata , me shume per gallate. Kush valle i kishte paditur?
    Tani ,filloj ta tregoj si ndodhi po shpesh nderprehej nga britmat e drejtorit apo te ndonje mesuesi qe kishin shtremberuar te verteten, duke akuzuar ate si provokues te kesaj bisede qe binte ne kundershtim me direktivat e partise. Ai kishte komentuar tallonat.. rradhen e qumshtit.. pra shprehte pakenaqesi te hapur dhe infektonte dhe te tjeret.. Aty i kujtuan dhe biografine. etje… etje.. Fjalen e mori dhe Sokoli i cili pak me i guximshem tha:
  • Ne se kjo bisede hyne ne axhtacion -propagante atehere me akuzoni dhe mua, se une i hapa i pari keto biseda duke i thon qingjit: ta hongsha synin..
    Mbas shume diskutimesh mbi kete problem, Tanin e perjashtuan nga shkolla dhe me nje shenim ne biografi duke i thene: ”Shpetove mire se akoma s’i ke bere 18 vjecet”, kurse Sokolit i thyen noten ne sjellje dhe pas tre muajve i nxoren te drejten e studimit per ne universitet.
    Me vone Tani filloi te punonte si puntor ne ndermarrjen kimike ne Porto Romano.
    Dhe pse rruget e tyre u ndane , dhe pse familja i bente presione te ndryshme , Sokoli e vazhdonte miqesine me Tanin.
    Me vone mora vesh qe Sokoli u vra ne nje aksident me motor dhe me erdhi shume keq, ndersa Tani, emigroj si shume te tjere ne nje shtet te Europes , ku vazhdoi Universitetin dhe ku akoma eshte sot e kesaj dite bashke me familjen e tij.

Burimi/Facebook – Vitore Stefa Leka