Vitore Stefa Leka – RUDINA

0
73

(Requiem per miken time Shijakase)
Sot , nje dite si te gjitha te tjeratUne ne guzhine si shumicen e kohes, duke u marr me pregatitjen e dekes Ne cd kam vene diskunn e fabrizio Di Andre, qe kendon kengen “Marinella” Im bir me dy tre shok e shoqe aty ne soxhorno, tregonin kujtonin dhe qeshnin me te madhe Zerat e tyre te gezuar dhe rinore vinin te forta ne qoshen time te gatimit, por une isha kredhur ne mendimet e mija Te qeshurat behen me te forta , kthej koken nga ata dhe shikoj qe kane hapur albuminn tim te vjeter me fotogrfite bardhe e zi, te asaj kohe , kur une kam qene sa ata dhe qeshnin me veshjen tone
E c’nuk nxori goja U “tallen ” me kepucet me veshjen me pozat me floket , asgje nuk po u pelqente te gjithe ishim si katundar sipas tyre Cfar mode paska qene te gjitha veshur njesoje dhe e qeshura vazhdonte
Degjoj tim bir.
Me se fundi nje vajze moderne !Ajde yll ajdeee!Njish fare! O maaa -dhe mu afrua me foton ne dore
Kush eshte kjo goca me ty?
Kush eshte kjo goce? nuk e di pse ndjeva nje renqethje dhe kjo kenge mallengjyse ma drodhi zemren.. ..
Rudina!
Ajo doli e gjalle para meje dhe me ktheu ne nje kohe tjeter , dekada e dekada me pare..
Dy shoqe te ngushta , Rudina dhe Myzi , te bukura si yje! Te dyja nga ShijakuPor dhe ne krejt Durresin ishn nder vajzat me te bukura !
Ne ate kohe une banoja ne nje fshat afer Shijakut dhe shkoja gjithmone ne qytet per te bere pazarin , ku blija dhe ndonjen gurabi pes lekshe “ingaazhe” sic quheshin atehere apo ndonje gurabi gjalpi per femiteTe tjera embelsira nuk kishte ne ate kohe Keshtu beja dhe xhiron , shtitjen e mbremjes , te vetmen zbavitje! Shkoja shpesh ne Shijak Nje rruge e dy pune
Dy vajzat Rudina dhe Myzi me kishin terhequr vemendjendhe i shikoja me shume simpati Rudina blonde e erret me floke te prera shkalle shkalle deri te supet e bukur , me nje fizik prefekt e veshur gjithmon me shije dhe me nje gusto te vecanteFustanet dhe fundet e ngushte i mbante permbi gju prej nga i dilnin kembet e gjata , te drejta e te bukura gje qe i linte shteg te hapeshin gojet e llafollogeve , qe ne ate kohe nuk ishin te pakte ! Eh sa epitete te ndryshme degjoheshin per vajzen capkene ! Ajo gjithmone krenare e qeshur e lirshme me koken larte , kalonte mbi keto thash e theme duke i injoruar……
Myzejeni, ishte brune , melankolike dhe e mbyllur !Floket e saj te gjat te zinj dhe me onde i derdheshin mbi supe dri ne mes te kurizit Te dyja sapo kishin mbaruar gjimnazin
Nje dite duke pritur autobuzin per ne Durres , ne mes te pasagjereve ishin dhe vajzat simpatike Degjohej e qeshura e tyre si kenga e nje bilbili !Te reja , te bukura moskokecarese , te lumtura rrezatonin drite dhe rini!Por jo gjithnje e bukura eshte e bukur per te gjithe !Shume vet i shikonin shtrember dhe murmurisnin neper dhembe Nje grua afer meje , me nje boce te madhe ne dore dhe shami ne koke po i thoshte shoqes saj
Qyqa mi gru , u prish dinjaja !Ka ardh funi i botes Shifi mi , njona ka nxjerr kerthizen jashte dhe tjetra pantallona te ngushta njit mas trupit I kon dal gjithe format , bir nona bir!
O Zot mendova duke par Rudinen dhe perdora nje shprehje me vete , qe te rrinjte e hidhnin si batut rruges , kur kalonin vajzat e bukura “Paska marr 15 ditshin Zoti kur krijoi keto peri”
Ne autobus qelluam afer Rudina sekur te kishte kuptuar simpatine time dhe deshiren per t’i njohur , kthehet nga une dhe me nje buzeqeshje qe rrezatonte bukuri me foli
JU s’jeni nga keto ane, ju shohe shpesh ne Shijak ! sa te bukur e ke vajzen vazhdoi duke perkedhelur floket kacurela te Mardenes
Keshtu u njohem dhe fjale pas fjale u miqesuam
Rudina ishte vajze e vetme I jati ishte trainier ne ekipibn e futbollit te Shijakut!
Mbas asaj dite sa here shkoja ne Shijak takohesha me vajzat Benim nga nje xhiro, se per te hyre diku e te pije dicka as qe behej fjale Ne ate kohe femrat nuk mund te hynin klubeve te pa shoqeruara nga ndonje pjestar i familjes , biles dhe te shoqeruara nuk hynin ne te gjithe klubet Klubet ishin plot me meshkuj Pas xhiros, me percillnin mua deri te “kater rruget dhe kaq ,ishte shume per ne Me Rudinen u miqesova shume shpejt Ishte liber i hapur e sinqerte e mbushur me vrull rinor dhe dashuri per jeten Vajze inteligjente dhe me horizont Lexonte shume dhe shkembenim libra me njera tjetren Shkruante dhe poezi Madin e donte shume dhe shihja se sa komunikuese ishte dhe me femijte Nuk e leshonte nga dora dhe here pas here e puthteMyzi ishte nje vajze e rralle shume e mire por natyre e mbyllurkontras me Rudinen por poezite i kishte shume te bukura !
Per arsye familjare , nje kohe m’u desh te shkoja perdite ne Durres Ne nje nga ato dite rastisa te udhetoja me Rudin
Rudina e zakoneshme kesaj here kishte dicka me shume Nje drite e re ne syte e saj, me e bukur se heret e tjera Nje i kuq i lehte ja mbulonte fytyren Ne buzt e fryra lyer me pak te kuq natyrali lodronte nje buzeqeshje Me ze te lehte , me nje shprehje te vecante , me sy te ulur ku ndrojtur buronte nje lum lumturie dhe me mollzat e faqeve te skuqura me tregon se po shkonte te takonte te dashurin e saj
-E quajn Kujtim -tha dhe me tregoi nje fotografi Dy sy thengjij te zinj, nje djal brun bukurosh na shikonte duke na buzeqeshur
Ja ky eshte kemi gjshte muaj qe njihemi dhe tani se fundi jemi lidhur shume E dua dhe me do sa shpesh them nuk besoj te ket cift ne bote te duhet sa ne Me duket sekur ne te dy e kemi shpikur dashurine .. Takohemi ne Durres se atje eshte ndryshe .. Ketu e di ti..
Djalin si familje e njihja Njiheshim familjarishte dhe pse nuk hynim e dilnim.. Biografia ….Dhe familja e tij si imja ishte me “njolla ne biografi..
Rudi a e njeh biografine e ketij djali ti?- e pyes me nje dhimbje ne shpirt E di ti se do te kesh pengesa nga familja jote, bile mund t’u krijosh probleme atyre
Cfar thua ?, mu pergjegj ajo me nje vrull dhe pak e cuditur! Biografia? ti pikerishte po mi thua keto?Na vdiqen me keto biografite Nuk me hyne ne pune fare biografia e tij Ai eshte njeri i mrekullushem ne duhemi dhe kjon per mua eshte kryesorja
Po shkolla ?Universiteti?-vazhdova une Ti e kishe enderr dhe mezi po e prisje
E di e di , i di te gjitha , ashtu eshte verte -u pergjegj ajo me e ndryshuar Po triumfoi ndjenja mbi te gjitha!E pata te veshtire ne fillim por ja mbusha mendjen babit Babi eshte nje shok i mire per mua e gjithmone me ka kuptuarne kete rast dhe ai me tha keto qe me the ti po kur pa kembnguljen time , u pajtua me zgjedhjen qe kam bere Jam shume e lumtur dhe kjo ka rendesi U largua duke buzeqeshur si gjithnje.. Heren e fundit e takova po ne autobuz , i cili per ne ishte bere tani si pike takimi
Veshur tere shije , shkelqente e tera Ishte nje rreze drite e lumturie
Sot do shkoj ne shtepine e Kujtimit per here te pare-me tha Do njihem me nene e tij , duan te me njohin nga afer Jam shume e emocionuar ! E di? te djelen do vine ” te me kerkojne doren ” zyrtarishte dhe e qeshura i gurgulloi lumturishte Do fejohemi !U pa kjo puneU a nxine jeten njerzit atyre te mijve duke u thene Kemi par gocen tuaj sa sndej kendej me nje djal te kapur prej dore nje here tjeter prej qafe dhe iken andej nga plepat Keshtuqe po e bejme “zyrtare” qe t’u mbyllet goja te qetesohen dhe keta te mite se per ne te dy nuk kan rendesi fare keto formalitete
U ndam me nje te puthur , me nje mireupafshim dhe me nje urim
# # #

Te nesermen po shplaja robat te cezma e fshatit kur vjen nga rruga vajza e te zonjes se shtepise ku rija me qera dhe me tha
Qyqa mi Vite, e more vesh ? vdiq Rudina!
Me rane si rufe ne maj te kokes keto fjale! termet i gjalle!Gjaku me hipi ne koke dhe kembet nuk po me mbanin me !PO dridhesha e tera
Cfar thua moj – me doli nje ulerim nga shpirti dhe syte po me erresoheshin
E mi vdiq goca e Sul Zehirit Nji ajo mi qe vinte nganjehere te ti Qyqa Qyqja o tuj qajt gjithe Shijaku O ngrit ne kom i madh dhe i vogel
Po si moj .. dje isha me te … Po flisja percart.. Jo nuk eshte e mundur..!
lash robat dhe fillova te vi ashtu rrotull kot se kotiPa u veshur mire shkova ne Shijak nga nje rruge e shkurter
Nuk behej fjale te hyje ne shtepine e saj nga grumbulli njerzve apo nga ulurimat e te qarat e familjareve! Dhe guret e sokakut po qanin ate dite Takova dy shoqe te saj te gjimnazit te cilat me treguan ngjarjen
Rudina ne kulmin e magjise qe e ka emrin dashuri, nen perkuljet e lehta te valeve te lumturise, ne detin e enderrave, sapo ishte lndare nga i dashuri zemres, qe e pati percjell deri te dera e shtepise , ashtu si vepronte zakonishte E lumtur po u tregonte prinderve takimin me njerzit e Kujtimit duke ciceruar gjithe gezim, e lumtur per te djelen qe po afronte dhe per shpalljen e fejeses E preukupuar per pregatitjet e kesaj dite , pa pritur ishte ngurtesuar pernjehere duke thene
Po me vishen syte.. Nuk di se sfar kam Filloj ti merrej fryma E derguan menjehere ne spital te cilin e kishin dhe afer shtepise Kerkoi e shkreta vajze me ze te mekur prej prinderve dhe infermjereve ta shpetonin Shihte gjithe frike thonjte qe po i nxiheshin dhe.. kerkoj Kujtimin Shkuan me te shpejt ta merrnin me nje motor dhe ai nuk vonoj te vinte i alarmuar dhe tronditur . Te gjithe doktoret te koka! Erdhen doktor edhe nga Durresi miqte e Sules U munduan ta shpetonin me gjithe cfar kishin por nuk munden ta shpetonin.. Dha shpirt ne krahet e Kujtimit..
Fjalet e fundit te saja ishin
O Zot pse me denove keshtu ! E Diela qenka dita e marteses time me token .. Me beni nuse.. dhe u fik ne buzet dhe krahet e tij.. i cili ishte bere si i cmendur dhe nje kohe te gjate pas kesaj tragjedije pesoi nje krize nervore.. E bene dhe nuse dhe ashtu e percolli gjithe shijaku deri ne banesen e fundit..
Nje lot me shpetoi dhe lagu fotografine Di Andre vazhdonte te kendonte La canzone di marinella”
Ai kendonte
.
“E come tutte le piu belle cose
Vivesti solo un giorno come le rose”

Burimi/Facebook