Vladimir Duraj – 70 vjetë Aviacioni Shqipta

0
91

Kontaktin e parë me aviacionin e kam pasur qysh në fëmijëri, pa hyrë akoma në shkollë. Sa herë që dilnim nga qyteti për të shkuar në Berat a Fier do kalonim nga aviacioni.
Shihja avionët të rreshtuar si shqiponja të çelikta dhe shpesh herë edhe ulje e ngritje të tyre, këto raste i shihnim më me kënaqësi sepse makinat qëndronin në pritje për sa kohë avioni ulej.
Në katër vitet e fillores isha në klasë me Mirjam Bubsin, djalin e të madhit Fahri Bubsi, njëri prej themeltarëve të Aviacionit Shqiptar, me ndihmën e të cilit ne, në atë moshë, vizituam në një rast aviacionin duke mundësuar prekjen me dorë të atyre shqiponjave të çelikta.
Përveç të birit të Fahriut, në fillore dhe 8 vjeçare mua më kanë dhënë mësim gra pilotash si Violeta Nikolla Resmie Xhixha, Ariste Çipi, Tefta Koroveshi, Drita Koçi, Shkëndi Taçi dhe, në paça harruar ndonjë tjetër, i kërkoj ndjesë.
Në Mars të 1977-ës fillova punë si teknik radiosh, civil, në ofiçinën e mirëmbajtjes së avionëve në Regjimentin e ish Q.Stalin dhe pikërisht aty mësova lidhjet e mësueseve më sipër me pilotët.
Njoha Bardhyl Taçin si komandant të Aviacionit Ushtarak Shqiptar, Jorgaq Çipin si komisar skuadrilje, dëgjova për Pal Nikollën, sinoptikanin nga më të njohurit, Dalip Xhixhën, Hamza Koçin, Petraq Koroveshin…që të gjithë këta bashkëshort të mësueseve të mia.
Ndërkohë që njoha mirë, pash e preka vet me dorë emra të mëdhenj të pilotimit shqiptar si Vasil Andoni, Sokrat Prifti, Thanas Papa, Harilla Rebi, Viktor Vangjeli, Vangjel Llazari, Agim Balili, Kristaq Burda, , Nonda Tupa, Mane Bulluti, Faslli Çerenishti, Petrit Dashi, Gim Matraku e shumë të tjerë që, nëse do t’i përmendja të gjithë, shkrimi do të dilte tepër i gjatë.
Aviacioni nuk kishte vetëm pilotë, në krahë dhe shërbim të tyre ishte një armatë e madhe inxhinjerësh e teknikësh, specialistësh dhe oficerësh të tjerë ndihmës.
Kështu, mund të përmend Llazi Foton, Gjon Fizin, Osman Bozhiqin, Sinan Alimerkon, Ylber Hashorvën, Kujtim Kurtin, Kastriot Hodon, Agim Sulon, Hiqmet Memajdinin, Luçi Bullarin etj.
Dhe në fund ofiçina, të mrekullueshmit Kol Gjoka, Petraq Xhavara, Muharrem Noka, Sefedin Koçi, Nikollaq Këri, Viron Deliu dhe Mesut Cane ishin shefat e grupeve mekanik, armatim, radio, paime speciale dhe oksigjen.
Po kaq të mrekullueshëm ishin edhe teknikët civil me në krye Pano Rungën e të tjerët me radhe sipas grupeve, Bardh Naqellari, Spiro Fani, Gim Mustafaraj, Loli Bako, Fadil Tomorri, Mond Mjeshova, Vangjel Çela, Sulo Dafa, Noke Berhani, Naim Alimerko, Stavri Gjoni, Lad Duraj, Xhevahir Behari, Kristaq Gogollari, Bashkim Kurti, Lili Gorica, Hektor Peri, Koço Çela, Barjam Kotobelli, Gori Duka dhe në paça harruar ndonjë që përsëri i kërkoj ndjesë.
Nuk mund të mos përmend në këtë Jubile të 70 vjetorit të Aviacionit Stavri Prendën, Ymer Xhahon, Rafael Bulgarecin, Nebi Metën, Bexhet Rrapajn, Misto Punmirën, Xhezmi Myftarin, Pandi Kondin, Hasan Hoxhën, Përparim Kolasin, Todi Zaharinë, Vasil Apostolin, Arben Shehun e të tjerë.
Dhe në fund, vëllezërit tanë të uzinës së aviacionit, Arqile Peri, Azem Lame, Ismail Agastra, Çim Çuedari, Dalip Çepani, Tala Asllani, Shpresa, Sajdeja e të tjerë.
Aviacioni shqiptar është një det i gjërë që për ta “shëtitur” të gjithin duhet njohje e gjërë, gjë që një njeri i vetëm e ka të pamundur…por të gjithë nga pak mund të japim një panoramë të përafërt të atij deti të gjërë.
Mund dhe duhet të themi se në këtë det janë disa fare ndriçues si Niko Hoxha, Fahri Bubsi, Babaçe Faiku, Azbi Serani e të tjerë simbole të Aviacionit Shqiptar.
Gëzuar 70 vjetorin, aviacionistë!

Kan være et billede af 2 njerëz, folk, der står dhe ambiente të jashtme
Kan være et billede af 1 person
Kan være et billede af 2 njerëz dhe folk, der står
Kan være et billede af 3 njerëz, folk, der står dhe avionë

BurimiFacebook/Vladimir Duraj