Vlerësimi kohor

0
102

Koha ofron ndryshimet drastike,
ekzistencë fizike, metamorfozë
solemne, një ëndërr marsiane…
E ndjen frymëmarjen, shikimin
therrës, përpëlitjen, si kataklizëm,
shtyrje dhe distancim që rivjen…
E ndjen lirinë që, si një pikatore,
avash, avash, avash pikon…
Numëron, por heshturazi pa zë,
sekuenca martirizon, ndjeson,
qan si grua që mallkon nën zë…
A mund ta braktisim ne njeriun…,
ndërgjegjshëm kohën të na ikë,
që pamëshirshëm ndëshkon,
si besim ekuitativ lirie tërë frikë…
Vlerësimi kohor, është antagonik,
ësht’ analogji, në detaje superlative,
përshtatje ambientale në strukturë,
vlerësim krenarie, piedestal epokal
i profetizuar si një supersticion mitik,
shqetësim human, një vendim kritik…
Ardiana Mitrushi 02/26/2020…