Voltana Ademi, “materialistja” pa ide për zhvillimin ekonomik të Shkodrës!

0
84

Nga Qamil Gjyrezi

Sali Berisha deklaronte në vitin 2017, se Voltana Ademi ka ide për zhvillimin e Shkodrës. Nëse ka drejtuese politike e cila ka ndikuar shumë negativisht për zhvillimin ekonomik dhe kulturorë të qytetit të Shkodrës është Voltana Ademi. Punën më të mirë në 17 vite politikë që ka bërë Voltana ka qenë “mbrojtja”, “dalja zot” e pronave dhe bizneseve të saja personale”. Voltana Ademi ka luajtur një rol shumë negativ për “Projektin për zhvillimin ekonomik dhe kulturorë të Shkodrës”, 2005-2015 me mbështetjen financiare dhe projektuese të Sh.B.A.ve, “Fondit amerikan të zhvillimit”. Voltana Ademi me “levat e saja” dhe shoqatat jo-qeveritare i ka bërë një dëm të madh zhvillimit ekonomik të qytetit kur ka qenë N/kryeatre e Bashkisë së Shkodrës në vitin 2004. Në bashkëpunim me Jozefina Topallin, Lorenc Lukën dhe falë paaftësisë së Kryetarit të Bashkisë Artan Haxhi me grupet e interesit, dëmi që i kanë bërë Shkodrës ka qenë shumë i madh dhe vazhdon të ndihet edhe sot në vitin 2022. Për këtë temë do të shkruaj një opinion të vecantë me prova dhe fakte, por në shkrimin e sotëm shtroj pyetjen se si i ka kuptuar Sali Berisha idetë e Voltana Ademit?! Berisha nuk ka kuptuar idetë e Ademit, po “personalitetin e saj të cënueshëm” dhe të shanatazhueshëm në kurriz të qytetarëve shkodranë. Me të njëjtën strategji Berisha ka funksionuar me Jozefina Topallin, Loren Lukën dhe Maxhid Cunngun e përfaqësues të tjerë të pushtetit lokal në Shkodër. Berisha me antë të këtyre “personaliteteve të cënueshëm” dhe me shumë pak ide, ka penguar me strategji te caktuar karrierën e shumë shkodranëve, intelektualëve në këta 30 vite që mund të bënin shumë për Shkodrën 2400 vjecare.Idea është një mendim ose sugjerim për një rrugë të mundshme veprimi. Në të gjithë karrierën politike Voltana Ademi nuk ka patur kurrë një mendim ose sugjerim për një rrugë të mundshme veprimi ne favor tekomunitetit dhe qytetit.Në cilën sferë të zhvillimit kanë shkëlqyer idetë e Voltanës, në ekonomi, kulturë, menaxhim, pastrim, politikë të jashtme lokale apo në mbështetje të individëve që kanë ide?! Voltana Ademi e frymëzuar nga “Babai shpirtërorë” Sali Berisha i ka larguar njerëzit me ide dhe ka bashkëpunar me indvidë pa ide vetëm për interesa personale në dëm të Shkodrës, për karrigen e saj politike.Demokratëve nuk iu duhen përfaqësues që punojnë për karrige dhe interesat e tyre dhe në personalitetin e tyre shohin vec anën materiale dhe punet e tyre dhe familjeve te tyre. Sali Berisha e ka mbështetur Voltana Ademin jo se ka kuptuar idetë e saja, por ka kuptuar “ skutat e errëta” të personalitetit të saj për karrige dhe pushtet personal, ashtu sic ka vepruar vetë në 30 vite në drejtimin e Shqipërisë, në qeveri dhe opozitë. Bashkëpunimin me “modelin Ademi”, Berisha e ka filluar kur emëroi Zv/Kryeministër social-demokratin e Skënder Gjinushit, Vullnet Ademin, i lidhur me të kaluarën komuniste 50 vjecare. Prandaj nuk janë lidhje dhe mbështetje të rastësishme mbështetja që Berisha iu ka dhënë dhe vazhdon të bashkëpunojë me këta modele. Si përfundim duke analizuar situatën politike dhe ekonomike të Shkodrës dhe Shqipërisë ku e ka cuar politika kriminale e Edi Ramës dhe e Rilindjes dhe politika 30 vjecare e ish-enveristëve, në PD sot kërkohen individë të ndershëm me ide të qarta për të ardhmen e Shkodrës dhe Shqipërisë, sic deklaron edhe zoti Lulzim Basha dhe i kërkon koha dhe siguria për të ardhmen e vendit.