Voltana Ademi – Mirëmëngjes Shkodër

0
247

Nga Merita Sokoli – Kur serioziteti, qytetari në komunikim, ndjeshmëria në fjalën dhe në zemrën e një nëne, ecuria pa u ndalur në profesion, kapërcimi i sfidave, fjala e vendosur dhe mbështetëse, hapat që ecën me një ritëm zemre çdo ditë në punë, kur argumentimi rrok perspektiva të tjera e çdo gjë bëhet me zemër, atëherë në këtë personalitet ndjen të imponohesh për shumëçka, në atë hapësirë që rrok zemra e një njeriu aq më tepër e një gruaje.

  • Nuk i them këto fjalë për një njeri të panjohur. Jo! Ajo është nënkryetare e Bashkisë Shkodër dhe bëhet fjalë për zonjën Emilia Koliqi, e cila është e ftuara ime e këtij mëngjesi.
    Gjithmonë kam patur dëshirën të di atë “puzzle” të jetës tuaj, e cila është formuar hap pas hapi, sa në jetën profesionale, aq në jetën familjare apo shoqërore. Sot është një rast i mirë për të biseduar.
    Ajo që më zgjoi ditët e fundit, është evidentimi i grave të forta të Shkodrës. Ju kryesonit në këtë kolanë të bukur të grave të Shkodrës, të cilat unë ndaj mendimin që janë shumë. Natyrisht, të gjitha ndoshta është vështirë ti evidentosh por është mirë ti ndjesh kur i takon, kur komunikon me ta, kur njeh historitë e tyre. Ju si jeni ndjerë në këtë sigël, “Gratë e forta të Shkodrës”?
    🔸Emilia Koliqi- Të them të drejtën, kur më thanë që do të isha një ato, u ndjeva pak…pse do të jem unë! Por ana e të gjithëve, e stafit, atyre vajzave që e kishin organizuar këtë dhe bënë këtë vlerësim, më thanë “Kush më shumë se ti është duke punuar dhe duke dhënë kontribut?!”.
    Ndoshta kontributi është “i heshtur”, nuk është se evidentohet çdo ditë me pamje, por është një kontribut që çon përpara menaxhimin e financave vendore dhe financave të Bashkisë. Dua të shtoj që financat e Bashkisë Shkodër janë të konsoliduara, dhe janë vlerësuar disa herë. Jo vetëm nga organizata të ndryshme që bëjnë vlerësime për performancën bashkive, por është vlerësuar Bashkia e Shkodrës nga Ministria e Financave.
    Pra ministria që sheh drejtpërdrejtë gjithë ecurinë ekonomike të gjithë bashkive.
    Dua të theksoj që Bashkia Shkodër është një nga bashkitë që nuk ka detyrime të prapambetura, një handikap i të gjithë bashkive të Shqipërisë pas reformës territoriale. Për këtë, gjithë Bashkia Shkodër, gjithë stafi ka punuar shumë në mënyrë të tillë që ne të mos krijojmë as borxhe, por njëkohësisht të shlyejmë të gjithë ato detyrime të prapambetura që kemi trashëguar…..
    Kjo është një copëz nga intervista e mëngjesit e gazetares Merita Sokoli që ju ftoj ta ndiqni përmes Facebook.👉
    https://www.facebook.com/miremengjes.shkoder.3/videos/891137598405457

Burimi/Facebook