Xhelal Mziu – Qeveria e Rilindjes me skemën e TVSH dëmtoi prodhuesit vendas të qumështit e blektorisë!

0
50

U rritën ndjeshëm importet e bulmetit nga Serbia!
Qeveria e Rilindjes me skemën e TVSH dëmtoi prodhuesit vendas të qumështit e blektorisë!
U rritën ndjeshëm importet e bulmetit nga Serbia!
Tkurrja e blegtorisë, rënia e numrit të krerëve dhe ndryshimet e vazhdueshme të skemës së kompensimit të TVSH e mbështetja minimale e subvencionimit, kanë rritur nevojën për importe të bulmetit dhe mishit jashtë vendit!
Importet e bulmetit, vezëve dhe mjaltit u rritën me 27% ose 39 milionë euro!
Importet e bulmetit Serbia, arritën në 327 milionë lekë në 2021, ose 251% më shumë se viti 2020.
Serbia ishte partneri i tretë tregtar pas Italisë dhe Gjermanisë në importet e bulmetit dhe vezëve.
Rritja e importeve të qumështit u rrit nga skema fiskale e pafavorshme e 2019.
Vlera e kompensimit të TVSh ishte 20% në 2019, pastaj në 2020 me 6%, ndërkohë që pagesa e TVSH nga blerësit është rritur trefish.
Nga 1 janari 2022, TVSH e kompensuar është zero, fermerët do të kompensohen, sipas një skeme që ende nuk është bërë e ditur nga Ministria e Bujqësisë!
Heqja e kompensimit të TVSH është kundërshtuar nga grupet e interesit dhe opizita, por nuk u pranua nga rilindja, pra do rriten më tej kostot e prodhimit dhe do të reflektohet në shtrenjtimin e çmimeve!
Ndryshimet e shpeshta në skemën e TVSH rritën varësinë nga importet.
Importi i qumështit bruto nga Ballkani është më me leverdi se blerja nga fermerët në tregun vendas.
Pesha e Serbisë në produktet e bulmetit është rritur ndjeshëm në pesë vitet e fundit. Në Shqipëri ka mbi investime në linjat e përpunimit të qumështit në një kohë që lënda e parë sa po vjen e po tkurret nga rënia e numrit të bagëtive.
Importet e bulmetit nga Serbia u rritën 36%.
Bie numri i krerëve në blegtori dhe qumështit të grumbulluar!
Numri i gjedhëve në vitin 2020 ishte 362.583 krerë, me rënie 13%, krahasuar me 2019.
Numri i të leshtave është 1,55 milionë krerë, me rënie 12%, krahasuar me 2019.
Numri i dhive në 2020 ishte 774.332 krerë, me rënie 11%, krahasuar me 2019.
Aktualisht Serbia e subvencionon tërësisht ciklin e prodhimit në bujqësi dhe agropërpunimit !
Në Shqipëri, Qeveria e Rilindjes, ka një politikë diskriminuese fiskale në raport me rajonin dhe mbështetje simbolike as 10% e asaj çfarë përfitojnë blektoret dhe agropërpunuesit Serb, Kosovar dhe të Maqedonisë së Veriut!

Burimi/Facebook/Autori