Xun Çetta – Më në fund, ja vendimi i Qeverisë Kurti për Fondin e FSK-së, sot 01.03.2022.

0
33

Pas një pune shumë të gjatë e shumë mundimeve të Mergatës Shqiptare deri në unifikimin jo të leht të STATUTIT për këtë organizim, sot Qeveria, fal Zotit paska marr një vendim.
STATUTIN e këtij organizimi prej 20 pikave, ashtu si ne e kemi menduar, bashkë më një letër prej dy faqeve sqarime shtesë Kryeministrit Kurti, ne i kishim derguar kabinetit tij para një muaj, sakt më 02.02.2022 pra neser një muaj.
Pergjigje zyrtare ende nuk kemi marr edhe pse pergjigja zyrtare ka një limit afatesh.
E dijm dhe i kuptojm agjendat e ngarkuara të Kryeministrit Kurti, po i shohim për ditë ato ngarkesa në televizor, por pritja e gjatë filloj e po perqan organizimin tonë.
Pat zëra që të mos presim Kryeministrin Kurti por vet ta fillojm ! unë këtë gjë nuk kam lejuar e as lejoj, kuletë mbi kuletë as fond mbi fond nuk shkon, i kemi provuar këto pa rregullësi dhe kemi parë ku na qojn.
Në letër, Kryeministrit z. Kurti i kemi thënë se ne, këtë gabim nuk e bëjm por të vonuar jemi. I kemi thënë se keqperdorimet e fondeve si 3% shi dhe ai Vendlindja Thrret neve në befasi keqperdorimi, kurr nuk mundet më na gjet ngase llogaridhënjën e duam këtu ku jemi regjistru, pra më ligjet Zvicerane si dhe duam vet ne Mergata ndihmën tonë ta menaxhojm.
Po të mos kishin qenë këto fonde, ani pse të keqperdorura, pa dashur ti rehabilitojm hajnit e tyre, ne nuk do mund ta kishim derguar as edhe një qizme Ushtari në Kosovë e lere më Ushtar të luftojn. Kjo është rëndësia e fondit të cilin duhët ta bëjm.
Të ngjajshme sa u tha këtu, në letër Kryeministrit z. Kurti i kemi shkruar dhe nuk kemi hezituar që fatin e Ukrainës më ja kujtuar.
Tani nuk na mbetët gjë tjetër veqse fondin për Ushtrinë tonë ta ndihmojm. Tjerat perpjekje dhe perplasje kryesisht tash një vitë, ato të ja lejm kohës dhe arkivit tonë për ta parë se kush çfarë kemi bërë.
Urime vendimit të Qeverisë, e gëzofshim hapjën e rrugës re për të bërë shtet ashtu si duam ne.
Ika se lajmet filluan
Luzern 01.03.2022
Xun Çetta
info-cetta :
http://www.info-cetta.com/modules.php?name=News…

Burimi/Facebook