Ylli Manjani – Ardian Dvorani nuk është i korruptuar.

0
77

As nuk ka bërë ndonjë gjë për të luftuar korrupsionin që të meritojë Fletë Nderi! Nuk di të ketë hetuar apo dënuar një të korruptuar.
E kaloi vetingun megjithse harroi të deklaronte saktësisht.
As Sokol Sadushi, Ervin Pupe apo Ilir Panda janë të korruptuar. Edhe ata nuk kanë bërë ndonjë gjë për të luftuar korrupsionin.
E kanë kaluar vettingun megjithë ndonjë harresë të vogël apo ndonjë pamundësi për të provuar burimet.
Të themi të vërtetën nuk është gjithmonë e mundur (zakonisht është e pamundur) të provosh burime pasurie në kushte informaliteti permanent.
Megjithatë, çmoj se është mirë që sistemi të ketë gjyqtarë të pakorruptuar, dmth që nuk përflitet masivisht.
Çështja është se sistemi ka humbur shumë gjykatës e prokurorë që janë njësoj si Dvorani, Sadushi, Pupe e Panda. Disa prej tyre madje kanë provuar korrektësisht burimet e pasurisë, e megjithatë u larguan.
Besa Nikëhasani, Gentian Trenova, Antoneta Sevdari, Arben Dollapi, Artan Laze, Ervin Metalla, Fatmir Hoxha, Bashkim Dedja, Altina Xhoxhaj, Dritan Rreshkaj, Besim Hajdarmataj, Fehmi Petku, Idriz Mulkurti e shumë e shumë të tjerë janë humbje për sistemin.
Vettingu është i padrejtë e i pabarabartë. Dyshimi është serioz që vetting është madje diskriminues! Është krahinor dhe politik!!!
Ata që e kalojnë zakonisht e kanë mirë me pushtetin monist.
Edhe ndaj atyre që mund ta kenë merituar largimin, vettingu ishte jo profesional dhe me shkelje të rënda ligjore. Pra nuk kanë kopsitur asgjë.
Çështja është se nëse Republika i trajton gjykatësit padrejtësisht dhe jo njësoj, mos prisni të kemi drejtësi të drejtë e të barabartë për të gjithë.
Diku mllefi, diku hakmarja e diku ndjesia e shpërblimit të nderit ndaj pushtetit janë shumë më të forta sesa ndjesia e drejtësisë.
Këtë ndjesi e arriti vettingu.☹️
Do apo sdo zonja Kim, zoti Edvin, zoti Lulzim e ndonjë tjetër.
Këto janë fakte!


Ndjesë që nuk ja përmend dot emrat të gjithë magistratëve që janë rrëzuar për të njëjtat kushte ku Dvorani&co e kaluan vetting.
Emrat që rendita më erdhën ashtu shpejt e shpejt nëpër mend për të ilustruar argumentin.
Nga ana tjetër miklimi në publik me qëndrime ekstreme ndaj gjykatësve është i gabuar. Është rikthim në drejtësinë popullore Enveriste.

Burimi/Facebook