- Grupimet politike në vend kanë humbur qytetarinë jo politike. Shtresën e mesme dhe madën e madhe të shqiptarëve jo partiakë. Mospjesmarrja në votime është shumë më e lartë sesa ata që votojnë.
Vota qsrtësisht ndahet numerikisht sipas votuesve militantë, votuesve të interesit dhe rrethit familjar. - Edi Rama dhe Sali Berisha janë dy politikanët që motivojnë shumicën e votës militante. Rama ca më shumë sepse është në krye të pushtetit.
Berisha pas rikthimit mbetet ende politikan frymëzues, ndonëse ende jo në masën e madhe të popullsisë. - PS tashmë është bërë një monstër elektorale. Megjithse keqqeveris, abuzon e ja fut rregullisht këtij mileti, prap votohet.
- Vendi ka nevojë urgjente për alternativë politike. Këto (alternativat pra) që janë në xhiro garantojnë qelbjen e Ramës në qeveri.
- Luli Basha tashmë është meme. Politikisht i mbaruar. Kohë e votë e humbur. Ende një thikë e pushtetit e ngulur në kurriz të opozitës zyrtare.
Nuk bën dot as opozitë e as alternative kur të vesh pushteti me pantallona teritali - Partitë e vogla duhet të shpejtojnë të japin me qera selitë e tyre, se vota nuk kanë më.
- Ambasadorët as të japin e as të heqin vota. As e qeth njeri për ta. U rrofshin selfiet.
- Një sistem proporcional kombëtar dhe një parlament më dy dhoma mund ta zbuste disi keqpërfaqësimin politik, por nuk do të zëvendësonte dot nevojën për alternativë politike.
Burimi/Facebook