Ylli Manjani – Garda i shërben Republikës jo politikës!

0
91

Punonjësit e Gardës që mbrojnë trupin e Lulzim Bashës, nuk janë nën urdhrin e ligjit por të pushtetit. Pushteti ka vendosur që të tejkalojë fuqinë e ligjit për Gardën dhe të marrë nën mbrojtje trupin e Lulit.
Arsyeja formale është se Luli, në çastin kur u mor në mbrojtje, ishte kryetar i PD.
Nëse lexoni ligjin për Gardën e Republikës, veçanërisht nenet 3, 4, 7, 11 dhe 12 në harmoni me njëri tjetrin, do ta kuptoni qartësisht se:
Garda e Republikës nuk merr në mbrojtje as seli partish e as kryetarët e tyre!
Garda mbron PERSONALITETET SHTETËRORE, dhe jo çdo njeri.
Argumenti që po mbrojmë kryetarin e opozitës kërcet shumë llogjikisht dhe ligjërisht.
Llogjika të shtyn të pyesësh se nga kush mbrohet kryetari i opozitës?!!
Pastaj opozita nuk ka vetëm një parti, dmth kryetar. Pse jo të tjerët por vetëm Luli?!
Ligji na tregon se kush janë personalitetet shtetërore që ruhen nga Garda. Neni 3 është i prerë:…” Garda mbron VETËM personalitetet shtetërore…”.
Shiheni se në çfarë pozite të vështirë e vendosin Gardën e Republikës!
Po tani që Lulin e kanë larguar nga kryetarllëku anëtarët e partisë (44 000 anëtarë me votim të drejtpërdrejtë) kë mbron Garda?!
Apo e ndan Garda se kush është kryetari i PD?!
Përveç se në pozicion jollogjik e joligjor, Gardën e kanë vendosur edhe në një mision jodemokratik!
Kulmi!
E përse?!
Ju duhet Luli aty në seli?!
Nejse, i hedhim mënjanë të gjitha këto argumente. Si do tja ruajë trupin Lulit Garda?!
Ligjërisht ka vetëm një mënyrë:
të mos e lejojë të futet në selinë e PD. Sepse për Gardën ajo është godinë me rrisk të lartë. Garda e di që nuk i dilet kurrë turmës para.
Se Garda nuk mbron dot trupin e askujt që niset për të zabtuar një godinë!
Është njësoj sikur Garda të mbrojë hajdutin që hyn të vjedhë shtëpinë dikujt.
Kurse pushteti duhet të zgjedhë: ose ti lërë Gardën Lulit e të mos e lejojë këtë të fundit të hyjë në seli, ose ti heqë mbrojten atij dhe të lejojë Partinë Demokratike të zhvillojë misionin e saj politik.
Alternativat e tjera janë të rrezikshme
Në çdo rast unë jam që Garda të kthehet në misionin e saj ligjor.
Garda është Republikës, jo e politikës!

Burimi/Facebook