Ylli Manjani – Kush të ndjek kur shkon nga humbja në humbje?!

0
23

Kështu pra katandisesh kur partinë e mban për vulë në shërbim të pushtetit dhe të përfitimeve private.
Nuk gjen më as komisionerë.
Ska sesi!
Kush të ndjek më kur anëtarët e partisë i quan llum?!
Kush të ndjek kur shkon nga humbja në humbje?!
Kush të ndjek pas kur i lë ndjekësit rrugëve dhe vetë përfiton kontrata milionëshe nga pushteti?!
Kush të ndjek më kur ndjekësve u ke bërë të fundit, u ke mbyllur derën me blind dhe i ke rrahur e helmuar?!
Nuk të ndjek më askush Lul! Thuaj edhe zonjës Kim këtë gjë.
Se Kim donte në vendin tënd Rudinën, por as votën e familjes së vet nuk mori. Kështu që po të deshi Kim, dil në pension më mirë.
Çdo votë e hedhur për Lulin është shërbim antidemokraci në favor të pushtetit.
Asnjë dyshim më!
Hidhjani më mirë Ramës direkt, mbase ua di për nder dhe ul çmimin e naftës. Po vota për Lulin është haraç edhe për çmimin e rritur të naftës.

Burimi/Facebook