Ylli Manjani – Muhabet kot dmth.

0
40

Nuk e di po ky Putin e ka pushtuar defakto Ukrainën. Që kur hapi fjalë se do ndërhyjë e bëri fakt që Ukraina është zonë influence Ruse.
NATO, me të drejtë Trump thoajte dikur që ka dalë në pension, thjesht vjen vërdallë kot. As është ajo që çon dot ushtri në Ukrainë e as ja mban të pranojë që nuk ka ça të bëjë në këtë rast. Çuan ca helmeta e çokollata kinder për ndihmë dhe sollën një aeroplanmbajtëse këtej afër ku bëri selfie Yuri Kim me qeverinë e Ed Ramës.
Muhabet kot dmth.
Për këto saknsionet personale që do marrë zoti Blinken ndaj Putin, sduket se po e qeth shumë njeri…
Qartësisht Ukrainën e ka humbur perëndimi si zonë influence. Rusia arriti, të paktën hë për hë, të ndalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO.
Mbase i jep një dorë ushtria jonë q drejtohet nga një gastroenterolog…!? Kush e di!
Të shohim, po si muhabet kot më duket. Pa pushtim fare Ukrainën sot e ka në xhep Putini.

Burimi/Facebook