Ylli Manjani -Në Amerikë vijon debati mbi votimin në avancë dhe me postë.

0
32

Përtej detajeve që lidhen me debatin e brendshëm amerikan, çështjet që krijojnë problem me këtë mënyrë votimi janë dy:

  1. Si garantohet parimi i votës së fshehtë?
  2. Si garantohet parimi një zgjedhës një votë? Pra si shmanget votimi familjar ose votimi i dikujt për dikë tjetër?!
    Amerika, shtetet që e aplikojnë këtë mënyrë votimi, nuk i jep zgjidhje shterruese këtyre dy çështjeve. Mbrojtësit e kësaj proçedure mjaftohen me parimin e garantimit të pjesmarrjes në votime, nisur dhe nga situata pandemike.
    Mirëpo zgjedhjet nuk mbahen bazuar betëm në një parim. Janë disa. Fshehtësia dhe e drejta për të zgjedhur vetë lirisht nuk garantohen në procese votimi jashtë qendrave të votimit.

Merreni tani këtë debat dhe këto shqetësime serioze që ka procesi i votimit në Amerikë dhe vendoseni në kontekstin shqiptar.
Në konktekstin ku vota shitet lirisht;
ku karta e identitetit i jepen kujdo në këmbim të parasë;
ku informacionin biometrik e përdor pushteti me lehtësi të madhe;
ku votat i bëjnë trafikantët;
ku trashëgimia e votimit familjar është ende prezente;
Ku shtetasit nuk kanë e as denjojnë të deklarojnë një adresë të saktë;
Ku gjysma e popullsisë jeton jashtë kufinjve;
Për mua është mënyrë votimi e pabëshme. Do të cënonte rëndë dhe shumë rëndë çdo proces zgjedhor.
Nëse do zbatohej praktika e disa shteteve amerikane të votimit në distancë me postë, e imagjinoj se si trafikantët do të mbushnin zarfet e koduara me vota në emër të kush e di sa njerëzve që nuk jetojnë në Shqipëri… njerëz të cilët e shesin votën.
Nuk di mënyrë më të sigurtë sesa zgjedhësi të paraqitet në qendrën e votimit dhe të votojë. Kjo vlen edhe për ata që jetojnë jashtë Shqipërisë dhe, që shprehin paraprakisht dëshirën për të votuar.


Po të kishte OSBE/ODIHR në Amerikë votimet presidenciale do ti bënte copë…

Burimi/Facebook