Ylli Manjani – Qartësisht vizita e zotit Erdogan në Shqipëri ishte një paradë politike.

0
48

Një biçim demostrimi aleance politike, që sdi të them ndaj kujt!? Ndoshta edhe thjesht masturbim politik rajonal!? Se di!
Por që në Shqipëri nuk besoj ta ketë qethur njeri për këtë demostrim.
Vizita ishte thjesht me natyrë politike. Pa asnjë lidhje protokollare, ku homologu pret homologun.
Ishte një muhabet shokësh politikë, pavarësisht përkatësisë fetare. Vëllai i madh mysliman Rexhep, që takon vëllain e gjatë ortodoksin Edi dhe mirëpriten nga motra e katolike Linditë. I vetmi muhamedan në hierakinë e shtetit, bektashiu Ilir, injorohet.
Së fundi, nuk e di tamam hallin që kanë me Komunitetin Mysliman në Shqipëri, por xhamia e re që është ndërtuar krah SHQUP mua më duket shumë e bukur. Me arkitekturë imponuese dhe e vendosur shumë mirë. Nuk e di pse duhet injoruar ai investim!?
Pa dyshim xhamia e Dem Beut është mrekulli e trashëgimisë sonë kulturore e historike, por ajo nuk ka çtë inagurohet më. Ajo vetëm ruhet e konservohet, duke u përdorur nga besimtarët, si institucion që vetëm i shtohet vlera.
E vetmja që mund të inagurohet është xhamia e re. E reja inagurohet, e vjetra ruhet/përmirsohet…
Nejse, ata e dinë. Por qartësisht dje Tirana ishte nën një paradë politike.
Shpresoj jo kundër perëndimit… Në perëndim i kemi sytë, pavarësisht telenovelave lindore…

Burimi/Facebook