Ylli Manjani – Thelbi i tyre është pyetja “ça ke që flet”.

0
60

Me thënë të drejtën nuk e ndjek dot të gjithë ata që merren me mua, por i marr vesh nga të tjerë.

Atëhere, liria për të patur një opinion ehe për ta shprehur atë është e shenjtë. E shkruar në çdo akt legal e konventë. Kjo liri nuk negociohet as kufizohet aq më të hiqet.
Ta them në shqip më mirë se çdo me thënë kjo liri?
Më do kokrra e qejfit të mendoj e të shpreh atë që mendoj.
Ah po, vetëm fyerjen dhe shpifjen nuk ja lejoj vetes. Për mendimin as kam pyetur e as pyes njeri.
I sqaruam tani?!


Kurse tucave që thonë se “ti ke qenë ministër i LSI, ndaj mos fol”, ju them se u them se as më plas trapi fare. Hallet që keni me LSI nuk mi shfryni dot mua. Kritikojeni LSI sa ç’e kam kritikuar unë, kur kritika dhimbte jo sot pas pilafi. Po të doni edhe më shumë sesa unë kritikojeni. Nuk mërzitem hiç.
Kam menduar e mendoj me mend e mia dhe për këtë gjë nuk mund të kem gjithë jetën barrën ta provoj sepse e kam stërprovuar!
Hajt shnet!


Më në fund, respektoj cilindo që kundërshton mendimin tim.
Neveris cilindo që merret me mua. Veçanërisht ata që flasin pa identitet ose flasin për mua pa më përmendur emrin…

Burimi/Facebook