Zbardhet misteri që prej 30 vitesh: Truproja e Sali Berishës i dërgoi porosi djalit të patriotit REMZI HOXHa dhe i tregoi që trupi u hodh në det dhe …

0
118

Ardian Hoxha, djali i biznesmenit të zhd.ukur Remzi Hoxha, i cili akuzon ish-kryeministrin Sali Berisha për rrë.mbim dhe vrasje të babait të tij. Në një intervistë të dhënë ditën e djeshme, Ardian Hoxha, foli për shpa.lljen ‘non grata’ të Sali Berishës dhe për babain e tij Remzi Hoxha, të zhdukur prej vitesh.

“Mendoj se me këtë vendim është th.yer akulli i Sali Berishës dhe tani mendoj se duhet të dalin të gjitha krimet që ai ka bërë, jo vetëm rrë.mbimi dhe vrasja e babait tim. Do të dëshiroja që sa të jetë gjallë t’i përjetojë të gjitha këto turpërime, dhe mos të shkojë në botën tjetër pa i ndjerë të gjitha këto postërime të cilat i meriton, një e nga një”, tha dje për Gazetën Dita Ardian Hoxha, djali i Remzi Hoxhës.

Ndërkohë, sot gazeta ka publikuar një letër të shkruar nga burgu, nga ish-truproja i Berishës. Izet Haxhia i shkruan Ardian Hoxhës dhe i thotë babai tij u vra sepse ishte një nacionalist, ndërsa trupi i tij është hedhur në det pas vrasjes me tortura mizore në bazën e SHIK-ut në Vain të Lezhës.

Haxhia më tej i bën apel shtetit shqiptar që të çojë para drejtësisë Kumbaron dhe Sefgjinin qoftë edhe në statusin e të penduarit.

Pjesë nga letra e Izet Haxhisë për Ardian Hoxhën:

“Ardian, lexova intervistën tënde në gazetën DITA dhe ndihem i prekur. Ti je rritur pa babain tënd, ashtu si fëmijët e mij janë rritur pa mua. Unë ju drejtohem juve si një baba që ka me vite që nuk takon fëmijët e tij, për shkak të njëjtit person që juve ju ka bërë të kërkoni të drejtën më të ligjshme në botë, një varr.

Babain tënd Ardian, e vrau shteti amë dhe veglat e shërbimeve sekrete fqinje. E vranë sepse ishte një nacionalist. Dhe më e tmerrsh.mja, pasi e vranë në tortura mizore, trupin e tij të pajetë e hodhën në det. Pse? Sepse Remzi Hoxha ishte një dëshmitar i tradhëtisë së tyre ndaj atdheut dhe shqiptarizmit.

Unë nuk gjej fjalë t’ju ngu.shëlloj juve, por vetëm një apel kisha për shtetin shqiptar sot: Kumbaron dhe Sefgjinin t’i çojë para drejtësisë qoftë edhe me statusin e të penduarit. Vrasja dhe zh.dukja e kufomës së Remzi Hoxhës është një njollë e zezë në historinë e shtetit shqiptar. Është në nderin e kësaj qeverie që të vejë në vend sadopak dinjitetin e këtij shteti duke e zbardhur këtë krim makabër…”

Burimi/gazetaz.com/