Zija Cela – ALBUMI i KUJTESES

0
343

Zija Cela – ALBUMI i KUJTESES

Plot mistere eshte shpirti yne. Prandaj vazhdimisht lindin pyetje, madje te llojit enigme. Bie fjala, pse ndodh qe te jesh mes njerezish dhe prapeseprape te ndiehesh vetem? Por pse ndodh edhe e kunderta, te jesh vetem dhe te ndiehesh me njerez?
Vetem jam ne studio, miq te dashtun, por ndiehem me ju. E keshtu, sikur u dha nje pergjigje, qenka fuqia shpirterore qe tejkalon distancat. Prandaj po e nis me nje pershendetje, sepse e di mire qe ju ka renduar karantina pandemike. Izolimi fizik, natyrisht, per te gjithe eshte i padeshirueshem. Por eshte gjithashtu nje prove kur, i mesuar te jetoje si qenie sociale, njeriu kupton njekohesisht sa eshte edhe individ, pra, sa eshte gjithashtu i vetmjaftueshem.
Por tashme e pohova, ne jemi bashke. Dhe gjithe bashke, me buzen ne gaz e me respekt suprem, le te provojme t’i kthejme ne te kunderten vargjet e Malarmes, duke i shenuar kesisoj: “Te gjitha librat nuk i kemi kenduar/ Dhe jeta nuk eshte e merzitshme.”
Ja, e thame dhe e beme. Po tani, tani c’mund te bejme?! Tani kam nje propozim. Vecse ne keto caste hiqeni celularin nga dora. E di, me pak butona mund te gjezdisni dynjane. Brenda sekondes hyni ne Albumin dixhital te Fotografive dhe shihni me radhe njerezit e zemres, te cilet tashme i keni larg. Por, kesa here, le te provojme ate teknologjine tjeter, dhuraten hyjnore qe Zoti na e ka falur bujarisht. E keshtu pra, filloni te perfytyroni nje nga njerezit tuaj ma te dashur, plotesojani dalengadale portretin, duke sjelle ndermend cdo tipar e cdo hollesi te tij. Mos u nxitoni, u duhet te prisni ca. Nepermjet laboratorit natyror te trurit, fotografia po fillon t’ju shfaqet dalengadale, fragment pas fragmenti… Mirepo ju po merakoseni. E perse, e perse?! Ju shfaqet bardhezi dhe me nje si tis te mjegulluar? Ah, jo, mos fajesoni as filmin, as laboratorin. Sepse nuk eshte mjegull. Eshte afshi i mallit tuaj qe i bie persiper, prandaj edhe ndjeni nje drithme ne gjak.
Kujdes ama, sapo te jete ngopur syri dhe te qetesoheni, mos harroni: Salvojeni diku ne shtresat aktive te kujteses kete foto. Me pas po, me pas mund te sillni ndermend nje tjeter njeri te shtrenjte per jeten tuaj, sepse tashme ju po ripertrini dhe po riformatoni Albumin e Kujteses.
Ne teresine kozmike ky lemshi yne i Tokes eshte vetem nje ishull i vockel, fare i vockel, sa nje therrime rere. E megjithate, cdo banor i popullit miliardesh te botes e gjen shpejt deren e shtepise se vet. Mos, valle, pikerisht pse disa vatra te trurit nuk i leme te na mpihen, duke i mbajtur zgjuar cdo dite?!…
Ah, desh harrova ne fund! Shpresoj, me falni per mungesen e modestise, por shpresoj se dikush mund te me kete perfytyruar edhe mua.

Burimi/Facebook /Profili personal