- Me studentë të Universitetit Qiriazi –
Tash i them vetes, po sikur ato mëdyshjet që më erdhen ne çast të bëheshin zotëruese dhe të më ktheheshin në ndalesë?! Sepse nuk ishin pyetje pa peshë: Si t’ia bej unë me kete lëmsh trazimesh qe kam perbrenda? Po Covidi dhe ruajtja nga kontaktet? Po dita e dëshiruar e punës në studio? Po dimri me të ftohtin që ka nisur?…
E prapë, mbas rezultatit, tash i them vetes: Po unë do ta kisha hak të më vriste Zoti nëse, i ftuar ngrohtesisht prej tyre, nuk do të shkoja mes studentëve të Universitetit Qiriazi!
Anetarët e Klubit te Librit, që atje gjallon prej tri vjetesh, kishin dalë të më prisnin në holl, ku ishte ekspozuar edhe posteri i takimit. Kishin lexuar librin “Thika pa gjak”, botuar kete vit nga Onufri. Por ne folëm per “thikat” në pergjithesi, ato pa gjak e me gjak. Ne perfshimë tema te mprehta, sepse bashkebiseduam per Bankën e Jetës, për numrin e llogarisë qe ka çdo njeri në ate banke, menyren e administrimit të kesaj hiperpasurie; folëm per rininë, nevojen e arsimimit dhe projektimit te perspektives; folëm per energjinë e veprimit, forcen e saj terheqese, e cila vertet nuk te çon në hënë, por të çon tek ylli yt i bukur e tokësor, domethene, tek shndërrimi i ëndrrave në realitet të prekshëm jetesor.
Tash po ju pyes ju, Armela Drapi (drejtuesja e re e klubit), Eldis Arrnjeti, Xhon Omeri, Manjola Domi, Enkeleda Lika, Dajana Gjoka, tash po i pyes tërë të pranishmit, lexues e miq rishtarë, perse në fund të gjithë një fjalë perserisnim: U kenaqëm, u kënaqëm! Dhe po të gjithë nenkuptonim të njëjtën përgjigje, një përgjigje të vockël vetëm me dy fjalë: “Sepse u deshëm.”
Se sa vjeçarë jeni ju, merret lehtë me mend. Por nuk e di përse, thua se nuk po i besoja më kalendarit, andej nga fundi më vinte të pyesja veten: Po unë, unë sa vjeç jam?! E kështu pra, sado që një dite do të ketë Lamtumire, deri atëherë Mirupafshim.
Sa shpesh dhe sa shumë ankesa shprehim ndaj te rinjve. Nuk dua ta bëj hiç konfliktin e njohur te brezave. Dua vetem të theksoj në cilën fashë merret kampioni dhe sa tregon sahati i laboratorit, ku bëhet analiza. Sepse e tillë është jeta, ndërsa për shume prej nesh po bie mbrëmja, për shumë e shumë të tjerë sapo ka nisur mëngjesi. Dhe këta kanë perpara një ditë të tërë, një ditë të papërsëritshme, të kthjelltë e të vrenjtur njekohesisht, por gjithsesi tepër ndjellëse, të vrullshme e fringo të re, të re si vetë mosha e tyre e rinisë. Me duket se, me një kafe përpara mbas takimit, kjo temë u hap me Lindën, Nardin e Liridonin.



Burimi/Facebook