Znj.Osmani dhe z. Kurti, një kujtesë që të kini kujdes…

0
48

Nga Skënder Sadri KAPITI

Shqiptarët duhet të kenë gjithmonë kujdes dhe të jenë vigjilent nga pushtetarët e shtetarët e Tiranës,sepse historia ka treguar se atyre gjithmonë më shumë u ka interesuar interesi personal e pushteti se sa interesi kombëtar e Kosova.Jo vetëm pushtetarët e shtetarët por edhe mediat e intelektualët në Shqipëri nuk është se janë opozitarë të pushtetit e të politikës,por shumica dërrmuese e tyre sillen me servilizëm e si puthadorë e shërbëtorë të pushtetit, të parasë dhe si mercenarë të tyre dhe deri edhe duke u shërbyer edhe agjendave të huaja antishqiptare.

Znj. Osmani dhe Z. Kurti nuk është se e priten politika e Tiranës dhe mediat në Shqipëri me simpati fitoren tuaj, pasi ato dëshironin të kundërtën , sepse nuk e donin ndryshimin dhe patriotizmin.Këtë po ua them unë mbështetësi juaj që kam shkruar aq shumë pro Jush, dhe se edhe e dini mire kete edhe Ju, pasi Tirana politike, mediatike e intelektuale kanë dëshirë që ta ruajnë paternalitetin mbi Prishtinën. Këtë e tregon dhe kjo reflektohert sidomos te arroganca e Kryeministrit Rama.

Sa për Shqipërinë dhe sa për politikën e Shqipërisë Kosova kurrë nuk do të ishte cliruar, dhe sa për Shqipërinë nuk do të kishim sot as Shtetin e Kosovës pasi Shqipëria kurrë nuk bëri luftë me Serbinë për ta mbrojtur e as për ta marrë Kosovën, dhe sot kur Kosova kërcënohet ushtarakisht nga Serbia, Shqipëria me kryeministrin e saj Rama nuk bën asgjë dhe madje në vënd që ta demaskojë , të dalë e të kërkojë falje për Ballkanin e Hapur , Rama akoma e mbron dhe propagandon pro tij, madje edhe kur sot Serbia kërcënon me luftë Kosovën . Pse e paska dashur Edi Rama Ballkanin e Hapur që Serbia ta ketë rrugën e hapur për tanket,ushtrinë e avionët kundër Kosovës!?

Kjo është dhe përbën ose tradhti ose psikopatizëm politik. Kujdes shqiptarë, sepse është e njëjta vazhdimësi proSerbi dhe antiKosovë: Toptani, Zogu, Hoxha, Berisha, Nano e Rama.

Është fatmirësi që Kosova ka sot një qeveri të interesave kombëtare dhe një Presidente të tillë si Vjosa Osmani

Kujtesë për kujdes nga Kryeministri aktual i Shqipërisë, pasi nuk rezulton se ai i ka sjellë ndonjë mbarësi e as ndonjë të mirë Kosovës, por përkundrazi, dëme po !

A nuk është hipokrizi e tij fasada e retorika mashtruese e mbledhjeve të dy qeverive shqiptare, kur Rama thotë se parësore është Minishengeni shqiptaro-sllav para minishengenit shqiptaro-shqiptar?!

Edi Rama si politikan disa si madje edhe Rexhep Qosja që mori një dekoratë prej tij e “vlerësojnë” si i aftë, si intelektual, ia vlerësojnë madje edhe i servilosen atij injorantët e servilët edhe për batutat, kur ai është i pabesueshëm , i paqëndrueshëm dhe aventurier në shërbim të egos së tij të sëmurë për pushtet. Kosovarët u entuziasnuan kur Rama i tha Presidentit serb në Beograd se Kosova është shtet i Pavarur, kur këtë e kishte thënë ishPresidenti Moisiu.
Rama gjithmonë për Kosovën dhe pro Kosovës është gjithmonë shumë i vonuar, dhe ai kujtohet për të mirën e Kosovës vetëm kur s’ka si të bëjë ndryshe, dhe atëhere kur i kanë dalë boje pabesitë e tij për Kosovën dhe kur ia imponojnë rrethanat si p.sh. vendimi më së i drejtë i qeverisë së Kosovës për reciprocitetin e targave. Rama thotë vetem një të vërtetë të njohur e të pranuar nga mbi 100 shtete, atë se Kosova është shtet i pavarur, por “Bakllkani i Hapur” të cilën ai kërkon të antarësohet Kosova, kur Kosovën nuk e njeh Serbia, atëhere pyesim se ku është logjika e Ramës si bashkëideator me presidentin serb për këtë marrëveshje?

Ai e thotë se Kosova është e pavarur pasi nuk mundet të thotë të kundërtën apo jo, pavarësisht se vepron jo në sinkron me atë se cfarë duhet të veprojë e as ashtu si veprojnë p.sh. SHBA e Turqia apo edhe Kroacia të cilat lobojnë fuqishëm për njohjet e shtetit të Kosovës.

Edi Rama “kritikën” kundër Bashkimit Europian për mosliberalizimin e vizave të Kosovës nuk e ka se i vjen keq dhe e shqetëson ky fakt, por ai e ka edhe për t’u dukur sikur shqetësohet për Kosovën por e ka më shumë si “hakmarrje” kundër BE-së pse ajo nuk i hap negociatat me Shqipërinë, dhe pse BE i ka vënë detyrë shtëpie Edi Ramës për plotësimine atyre 15 kushteve.