Zonja Mardena Kelmendi ka meritat e saj atdhetare, letrare dhe kordinuese ndërmjet Italisë, Shqipërisë dhe Rumanisë.

0
60

Mardena Kelmendi-Bindja Demokratike.

Mardena u lind në qytetin e Beratit më 15 gusht 1963, në një familje traditash demokratike dhe atdhetare. I ati i saj ishte Bardhyl Bali Kelmendi, një intelektual i mirëfilltë, i arrdhur nga Peja e Kosovës në Shqipëri, meduse, nga të parët qytetarë kosovarë i emiguar nga regjimi i Titos 1956shten nga Rugova e Pejes, ndërsa e ëma e Mardenës, është atdhetarja e shquar shqiptare, Vitore Stefa që e ka prejardhjen nga një ndër familjet më të njohura patriote dhe intelektuale të Beratit antik dhe historik.
Prindërit e saj, gjyshërit e Mardenës, ishin të mirenjohur, ndër ta edhe Mësuesja e Popullit, njëra nga katër mësueset e para të qytetit të bardhë, Eleni Stefa, por edhe Martiri i Demokracisë Kostaq Stefa. Pas dënimit me vdekje të gjyshit të saj, Kostaqit, i akuzuar si filoitalian dhe proamerikan, familja u persekutua nën fatin e egër të regjimit totalitar të asaj kohe, e perndjekur dhe jetuar nen terorin e viteve te saj para mergimit
Mardena e kreu shkollën e mesme në Durrës, pasi kishte mbaruar shkollën fillore në Berat. Për arësye biografike, nuk mundi të vazhdonte studimet më tej dhe filloi punën që në moshë të njomë, në kombinatin Nish Goma në Durrës. Meqë kishte prirje artistike që në fëmijëri, dhe një zë të bukur që e vlerësoi atë me zërin më të mirë në konkursin e ndërrmarjeve të Durrësit. Ndërrmarja Nish Goma Mardena fitoi vendin e parë ne Anketen e vitit 1979 Durres me kengen Eja nena ime nga kompozitori njohur Hajk Zahariaj.
Në atë kohë iu propozua që të marrë pjesë në Festivalin Kombëtar të Këngës në TVSH, duke u aktivizuar në provat e këngës, por ëndrra e Mardenës së talentuar mbeti e parealizuar, për shkak të zërave mbi biografinë e familjes së saj me tradita demokratike e antikomuniste. Kjo ishte përballja e saj e parë me një zhgënjim të pashpjegueshëm, te cilën e ndoqën një pas një ndër dallgët e pamëshirshme të jetës, deri kur emigroi jashtë Adheut.
U stabilizua ne qytetin e Trevizos , krahina e Venetos, në Itali, ku filloi me aktivitetet e para vullnetare, sociale dhe artistike, në emër të shqiptarizmit, në një periudhë ku vetëm fjala shqiptar të siguronte një persekutim të dytë në një vend ku sapo kishte filluar fenomeni i emigrimit në vitet ’90-të dhe nga ana e shqiptarëve që njiheshin si e keqia e arrdhur përtej detit. Në ndërkohë, Mardena krijoi shoqatën “Shote Galica” me pjesëmarrës nga të gjitha trevat shqiptare, por edhe italiane, që e ndihmuan në sistemimin e emigrantëve shqiptarë që kërkonin strehim dhe ndihmë, shumicën e të cilëve i strehonte në shtëpinë e saj, derisa i ndihmonte të sistemoheshin, në bashkëpunim me shoqatën “Iliria”.se bashku me presidentin e kesaj shoqate z Arif Musa dhe zonjen e tij aktive Fatmira Musa
Së bashku me gra të shquara intelektuale, ka organizuar dhe zonje Fatmira Musa e znj Ledia Kashami në vitet e para disa aktivitete të rëndësishme, një ndër të cilët la gjurmë në memorien e emigrantëve shqiptarë të Trevizos, festa e 8 Marsit ku kishte një pjesëmarrje të madhe, me të ftuar nga Torino dhe pjesëmarrjen e konsullit të Nderit të Shqipërisë,e tij, Zt. Giovani Firera,nga Milano,
Për herë të parë, në bashkëpunim dhe Kryetaren e Grave te Sileas organizuan nji prezantim dinjitoz dhe te madh takim znj Anita Beqiri, ku ngrit në Venezia Flamuri Shqiptar në “Garat e Varkave”,longa lunga di Venezia , ngjarje kjo që zhvillohet një herë në vit, në të cilën marrin pjesë njerëz nga e gjithë bota, duke qenë të ftuara edhe gratë e Fondacionit Nermin Vlora Falaski, Zenepe Luka, Tinka Kurti, Margarita Xhepa. Teuta Topi, Irini Qirjako, Silvana Brace, Vitore Stefa Tefta Radi etj. Të ftuar Nderi, Ambasadori i Shqipërise, Profesor Neritan Ceka, bashkë me Zonjën e tij.
Mardena Kelmendi ka qenë e aktivizuar që në kohët e para të emigracionit në Itali, për të drejtat e grave dhe rolin e gruas shqiptare në shoqërinë civile. Në shtëpinë e saj, në Ronkadele, ka marrë pjesë edhe Ambasadorja e Kombit, Nermin Vlora Falaski, ku së bashku me Vitoren zhvilluan një takim në Monte Belluno. Mardena ka ndihmuar pa interes, jo vetëm emigrantët shqiptarë që kishin nevojë për ndihmë, por edhe emigrantë nga shtetet e tjera që vinin në Itali në atë kohe.
Zonja Kelmendi ka marrë pjesë në Dy Kongreset të “Lidhjes Shqiptare në Botë” që u zhvillua më 27- 28 nëntor të vitit 2001në Prizren, dhe më pas, pas krijimit të LSHB (Lidhja Shqiptare në Botë), dega Itali, nga vëllezërit Kuzhnini, u nderua me Mirënjohje për punën e saj të palodhur, dhe u emërua me titullin Kryetare e Gruas e LSHB-së. Pas ca vitesh u transferua në qytetin e Triestës, ku pa humbur lidhjet me anëaret e shoqatës së saj, që vazhduan aktivitetet, edhe në Triestë filloi me aktivitetet dhe takimet, duke përmbushur hallet e shqiptarëve.
Sapo kishte mbaruar lufta në Kosovë dhe Iliridë, formoi shoqatën që është një nga më aktivet e diteve të sotme: “ECIM SË BASHKU – CAMMINIAMO INSIEME”, shoqatë kulturore shqiptaro- italiane, ku bëri për herë të parë bashkimin e zemrave shqiptare të të gjitha trevave. Për here të parë u gjenden në bashkëpunim gratë e Kosovës e të Iliridës, të Preshevës e Çamërisë me moton: Shkojmë drejt integrimit në vendin që na hapi portat e zemrës. Marrim e japim nga kultura jonë dhe vazhdojmë drejt integrimit botëror.
Zonja Mardena Kelmendi ka zhvilluar aktivitete të panumërta me shoqata të tjera në bashkimin e shoqatave në Itali , pra bashkimi i shoqatave shqiptare – arbëreshe me qendër në Rimini e me President Alban Krajën. Ndër aktivitetet më të spikatura ishte ajo në qytetin e Fermos me inaugurimin e Bustit të Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu Mardena ështe nje vajzë aktive e gjallë dhe kurëdo din të arrijë diçka sublime. Edhe pse rrugët duken të vështira, synimi i saj e gjen gjithmonë një zgjidhje.
Me shoqatën „Shote Galica” u bë një punë e mbarë kolosale për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit shqiptar. Vënia në pah e vlerave të gruas shqiptare dhe integrimi i saj në shoqërinë italiane. Në Rubinetto të Italisë u manifestua për herë të parë mbi çështjen e luftës në Kosovë dhe u promovua libri me histori tronditëse i shkrimtares Luljeta Selimi. Për shoqatën mbarëkombëtare „Lidhja Shqiptare në Botë”, ajo ka punuar për mirënjohjen dhe mbarëvajtjen e integrimit të gruas shqiptare në Friuli, në Venezia dhe Giulia. U nderua dy herë me çmim prestigjioz për poezitë në librin „Kadare Europeo”. ne takimin e uneversitetit Ca! Foscari Venezia me pjesmarrjen e kritikeve nga gjithe Evrpoa akademik e studente ku poezia e saj u perkthye dhe recitua nga studentja Ermira Hoxha dhe profesoresha Giussepina Turano origjine arbereshe
Mardena është fituese e disa çmimeve për poezi. Ka botuar 4 libra dhe është pjesëmarrëse në disa antologi me poetë të huaj e shqiptarë ku edhe ka dhene kontributin e saj per realizimin e tyre .. Së bashku me 80 gratë më aktive në botë, morri pjesë si e ftuar nga Ministri i Diasporës në Kosovë, duke u nderuar me Mirënjohje për bashkëpunim në projekte të ndryshme. Disa mirënjohje iu ndanë nga aktivitetet e shumta si ANOLF, shoqatë e komuniteteve të ndryshme dhe etnive te ndryshme ne Trieste si edhe me Lions Europeo Trieste . “Vendosa të kanidohem në zgjedhjet e 25 Prillit në Shqipëri, sepse ndiej që Atdheu ka nevojë për shpresën e madhe ku emigracioni ka kontribuar dhe do të japë për atë vend!”, pat thënë kjo aktiviste e dëshmuar e komunitetit tonë në diasporë, para disa vitesh. Kaq, pak e për merak për Botën sot, më e famshmja gazetë e botës shqiptare, dhe një nga poezitë e shumta të kësaj Zonje të respektuar dhe të frymëzuar! E cila ne 30 vite merguar si nji grua e palodhur per ceshtjen dhe njohjet me vlera kombetare
Kjo reviste mujore i dedikohet jetes familjes dhe karieres Saj si aktive dhe bashkepuntore rregullt edhe ne reviste tone
Rrevista Albanezul
Baki Ymeri
(Bukuresht, 28 mars 2021)

Kan være et billede af 1 person
Kan være et billede af 4 njerëz
Kan være et billede af libër
Kan være et billede af 2 njerëz dhe libër
Kan være et billede af një ose më shumë njerëz
Kan være et billede af 2 njerëz dhe libër
Kan være et billede af 3 njerëz
Kan være et billede af 1 person
Kan være et billede af fëmijë
Kan være et billede af 1 person
Kan være et billede af 15 njerëz dhe folk, der står
Kan være et billede af 3 njerëz
Kan være et billede af 6 njerëz dhe folk, der står
Kan være et billede af 3 njerëz
Kan være et billede af 3 njerëz dhe fëmijë
Kan være et billede af 11 njerëz, folk, der står dhe E brendshme
Ingen tilgængelig billedbeskrivelse.
Kan være et billede af 9 njerëz

Burimi/Facebook